Rreth Nesh

Historiku
EP Group ‘Ergi Pink’ Sh.p.k, me një histori mbi 10 vjet besueshmëri, është Organ i Akredituar i Inspektimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit sipas EN ISO / IEC 17020: 2012, Tipi A. Për të kryer shërbime inspektimi sipas standardit të mësipërm, i cili përcakton kriteret e përgjithshme për funksionimin e llojeve të ndryshme të organeve të inspektimit.
Profili Yne
EP Group ‘Ergi Pink’ kryen inspektime për Pajisjeve nën Presion që kërkojnë certifikim sipas kodeve të sigurisë. Në lidhje me Inspektimet Elektrike ne jemi përgjegjës për të siguruar që sistemet elektrike në objektet industriale të jenë të sigurta, të përputhshme dhe të besueshme për vënien në pune si dhe gjatë operimit optimal në mbrojtje të biznesit tuaj.
Fokusi ynë i radhës është Inspektimet e Pajisjeve Ngritëse shërbimet që sigurojnë sigurinë dhe përputhshmërinë e vinçave, pirunëve ngritës, skelave dhe aksesorëve për ngritje. Ato mbulojnë lloje të ndryshme pajisjesh ngritëse që përdoren në ndërtim, industri dhe shërbimin e mjeteve për të mbrojtur punëtorët dhe për të ruajtur efikasitetin operativ. Po e njëjta parim vlen edhe për Inspektime të Ashensorëve, duke mbuluar të gjitha fazat nga planifikimi deri te operimi, këto inspektime ndihmojnë në identifikimin e rreziqeve, parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e vlerës afatgjatë të pajisjeve. Bazuar në nevojat e klientëve, ne e kemi zgjeruar ekspertizën tonë në shërbime të tjera:
- Vërtetime të Përputhshmërisë së Projekteve Teknike/Teknologjike
- Vërtetimet Teknike
- Transporti i Mbetjeve Urbane Jo të Rrezikshme
- Konstruksione Metalike
Procesi ynë i punës
Vlerësimi Fillestar
Ne fillojmë duke rishikuar kërkesat specifike të pajisjeve tuaja, qoftë sisteme elektrike, makineri ngritëse apo ashensorë, për të përcaktuar fushën dhe metodat e duhura të inspektimit.
Inspection & Testing
Ekipi ynë kryen inspektime të detajuara, duke siguruar sigurinë, besueshmërinë dhe përputhshmërinë me rregulloret dhe standardet përkatëse.
Reporting & Recommendations
Ne ofrojmë një raport të detajuar që përshkruan rezultatet e inspektimit, rreziqet e mundshme dhe masat korrigjuese të nevojshme për të përmirësuar sigurinë dhe performancën e pajisjeve tuaja.
Compliance & Certification
Pasi të jenë zbatuar masat korrigjuese, ne verifikojmë rezultatet, sigurojmë përputhshmërinë e plotë me rregulloret dhe lëshojmë çertifikimin e nevojshëm për pajisjet tuaja.