
Inspektime të Ashensorëve
Ne ofrojmë shërbime të besueshme inspektimi dhe shqyrtimi të ashensorëve për të siguruar që pajisjet tuaja të plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe performancës.
EP Group ‘Ergi Pink’ është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit si një organ inspektimi i Tipit A sipas ISO/IEC 17020, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1056/2015, dhe standardeve përkatëse të harmonizuara, si dhe miratuar nga Ministri i Ekonomisë me kodin e identifikimit TI 029 për të kryer:
Ekzaminim i Plotë të Ashensorëve
- Kjo i referohet një inspektimi sistematik dhe të detajuar të ashensorit nga një Organ i Miratuar, me qëllim përmirësimin e sigurisë së ashensorit në një nivel të pranueshëm, duke identifikuar rreziqe serioze që mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Kjo është e detyrueshme për të gjithë ashensorët që janë vënë në përdorim për herë të parë deri më 31.12.2009. Intervali mes inspektimeve të mëpasshme nuk duhet të kalojë gjashtë (6) vjet për ashensorët e instaluar në ambiente pune dhe dhjetë (10) vjet për ashensorët e instaluar në ndërtesa banimi ose shtëpi.
Inspektime Periodike të Ashensorëve
- Përfshin një seri kontrollesh dhe ka për qëllim verifikimin e funksionimit të duhur të veçorive të sigurisë së ashensorit dhe identifikimin e çdo defekti që mund të ndodhë gjatë përdorimit ose keqpërdorimit. Periodiciteti është çdo vit kur ashensori është instaluar në një ndërtesë banimi ose shtëpi, dhe çdo gjashtë (6) muaj kur ashensori është instaluar në një ambient pune.
Për më shumë informacion, kontaktoni Ing. Gëzim Hate
- +355 69 897 8476