Inspektime të Pajisjeve Ngritëse

Pajisjet e ngritëse janë thelbësore për projektet e ndërtimit, duke mundësuar ngritjen e sigurt dhe efikase të personave, mallrave dhe materialeve. Garantimi i sigurisë së këtyre pajisjeve është element kyç për mbrojtjen e forcës tuaj punëtore dhe të produkteve.

EP Group ‘Ergi Pink’ është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit si një organ inspektimi i Tipit A sipas ISO/IEC 17020, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1056/2015, dhe standardeve përkatëse të harmonizuara, si dhe miratuar nga Ministri i Ekonomisë me kodin e identifikimit TI 029 për kryerjen e inspektimeve të dy kategorive kryesore të ngritjes:

Pajisjet Ngritëse

Aksesorët Ngritës

Për më shumë informacion, kontaktoni Ing. Gëzim Hate.

Scroll to Top