Inspektime të Pajisjeve nën Presion
Pikërisht, inspektime që kërkojnë çertifikimin e enëve nën presion në përputhje me rregulloret ligjore të sigurisë. EP Group ofron metoda inspektimi intruzive dhe alternative për enët nën presion dhe depozitat, për të përmbushur kërkesat specifike të inspektimit.
EP Group ‘Ergi Pink’ Sh.p.k është e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit si organ inspektues, Tipi A sipas ISO / IEC 17020, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1062/2015 dhe standardet përkatëse të harmonizuara dhe është aprovuar nga Ministri përkatës me kod identifikimi TI 029 për të realizuar:
- Inspektim të pajisjeve nën presion stacionare (Përjashtuar GLN-të)
- Inspektim të pajisjeve nën presion me vatra zjarri
- Inspektim dhe rikualifikim i rezervuarëve të gazit të lëngëzuar të naftës (GLN) me kapacitet më të vogël ose të barabartë me 13m³, që vendosen mbi tokë
- Inspektim i tubacioneve teknologjike brenda objektit dhe aksesorët e sigurisë
- Inspektim të pajisjeve nën presion, enët kriogjenike
- Inspektim të rezervuarëve mbitokësore të depozitave të hidrokarbureve të lëngët
- Inspektim të çisternave automobilistike, Klasa 2,3 dhe 8 e ADR
- Inspektim të tubave fleksibël të presionit
- Inspektim të tubave fleksibël të presionit (për GLN dhe gazin natyror)









Për më shumë informacion, kontaktoni Ing. Ervis Kaçuli.
- +355 67 495 2790