
Vërtetimet Teknike
EP Group ‘Ergi Pink’ Sh.p.k, në përputhje me Ligjin 8450/1999, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore që e zbatojnë atë, është miratuar nga Ministri i Industrisë si një Organ i Autorizuar me numrin e identifikimit TI 029 për lëshimin e Çertifikimeve Teknike për entitetet që merren me përpunimin, transportimin dhe tregtimin e gazit, naftës dhe nënprodukteve të saj.
- Vërtetimet Teknike në Industrinë e Naftës dhe Nënprodukteve të Saj
Në bazë të VKM Nr. 491, datë 19.7.2017 ‘’Për përcaktimin e rregullave, të kushteve teknike dhe normave të mirëmbajtjes së instalimeve nën presion, që shërbejnë për përpunimin, transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës,të gazit dhe nënprodukteve të tyre’’ përcakton ne kreun V “Kontrolli per respektimin e kushteve teknike”, rolin e Organeve e miratuara te vlerësimit te konformitetit të akredituara në fushën e certifikimit dhe të inspektimit teknik të linjave teknologjike në fushën hidrokarbure, te cilat kane njohuritë specifike te funksionimit te këtyre linjave teknologjike, per lëshimin e Vertetimit Teknik, i cili demonstron përputhshmërinë e tyre me rregullat e rregulloret teknike ne fuqi.
EP Group ‘Ergi Pink’ Sh.p.k, si Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit në zbatim të VKM Nr. 491, datë 19.7.2017 dhe Urdhrit të Ministrit Nr. 315 date 24.08.2017, leshon Vërtetimet Teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.
Mbi bazën e Urdhrit te Ministrit Nr. 315 date 24.08.2017, subjektet që kërkojnë të pajisen me Vërtetim Teknik paraprakisht duhet të dërgojnë kërkesë kompanisë tonë EP Group ‘Ergi Pink’ Sh.p.k si dhe të plotesojnë dokumentacionin e kërkuar.
Ne ofrojmë këtë shërbim përmes rishikimit të dokumentacionit dhe inspektimeve në terren nga një ekip i dedikuar inxhinierësh. Në rastet kur instalimi plotëson kërkesat e Ligjit 8450/1999, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore që e zbatojnë atë.
Për më shumë informacion, kontaktoni Ing. Ervis Kaçuli.
- +355 67 495 2790